
RRETH NESH
Ndërmarrja jonë

Histori e përsosmërisë dhe traditës
Bliri Mob
Bliri Mob është ndërmarrje private në Ferizaj, që ka filluar aktivitetet e saja qysh në vitin1992, e vendosur për të prodhuar kuzhina dhe mobilje cilësore të stilit të lartë dhe funksional për çdo hapësirë të shtëpisë apo biznesit.
Koleksionet dhe produktet tona janë ndërtuar për të përmbushur nevojat e konsumatorëve vendor dhe evropian për cilësi, dizajn dhe funksionalitet. Fokus i punës tonë është vazhdimi i traditës së zejtarisë dhe artizanatit duke inkorporuar teknologjitë e fundit, me makineritë më të sofistikuara evropiane.
Produktet tona
Bliri Mob ka pasion mobilimin dhe vizion të krijojmë një jetë më të mirë për shumë njerëz. Ne vazhdimisht jemi duke inovuar për të përmbushur pritjet e klientëve tanë në Kosovë dhe Evropë.